Gazetari Basir Çollaku zbuloi se makina me të cilën po udhëtonte Orest Sota ku edhe iu kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, nuk është në pronësi të tij.
Sipas Çollakut, Range Rover-i i përket një biznesmeni ndërtimi. Sipas gazetarit, 25-vjeçari Orest Sota zotëron një makinë tip “Audi Q7”.
“Range Roveri nuk është i Sotës, ai ka një ‘Audi Q7’. Mjeti në të cilën është arrestuar Sota është i një kompanie ndërtimi e jo i Sotës” – u shpreh Basir Çollaku në studion e lajmeve të syri.net. ©LAPSI.AL