Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditën e sotme. Ai jo vetëm që nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar makinën, por edhe shtoi shpejtësinë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Ksanthi-Kavala. Shqiptari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas në një kryqëzim.
Teksa policia i është afruar, shqiptari i është drejtuar policëve dhe ka nisur t’i godasë. Sipas të pranishmëve, i riu shqiptar ka tentuar t’i marrë nga brezi armën policit.
Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup.
Nga kontrolli i ushtruar në makinë, ka rezultuar se ai po transportonte 10 pakistanezë. Autoritetet greke thonë se dhe ata kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së makinës.