• |
ide | kryesore

Përgjimet e reja/ Sekseri i gjykatësit: I thashë nuk kam çfarë të jap më përveç shpirtit

Lajme, Të fundit

Sigurimi i një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij. Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017. Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes së siguruar nga “ABC Neës”.
Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.
Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar pardje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.
Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.
Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.
Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.
Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.
Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.
Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.
Nëna e Dodës: Po fol njëherë, pyet sot.
Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.
Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.
Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.
Nëna e Dodës: Eee
Alban Buci: E bëjnë vetë ato.
Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.
Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.
Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.
Për Alban Bucin gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. Ai dyshohet të jetë një nga personat e angazhuar në aktin korruptiv në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu