• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm Xhafaj: Procesi i Vettingut do të mbyllet brenda vitit 2018

Lajme, Të fundit
Xhafaj-640.jpg



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se procesi i vettingut, do të mbyllet brenda vitit 2018. Në një deklaratë për mediat, pas konferencës së zhviluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj shpjegoi se si do të funksionojë ky proces.

Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, – deklaroi ai.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm u ndal edhe tek procesi i vettingut brenda policisë. I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.



7 Comments

  1. Fakti qe po hartohet kuadri ligjor per kte gje do te thot qe ka nje angazhim per ta mar seriozisht si nisme.

  2. ky proces vettingu do kohen e vet per tu realizuar.me ne fund po shohim vepra e fakte dhe jo vetem fjale.duket se po behet dicka

  3. Kam 15 vjet qe i sherbej ktij vendi si oficer policie. Nuk mar vesh nga vetingu dhe politika po di te them qe kjo nisme do na pastroj policine dhe do zhduki njeher e mire ata qe jane te lidhur me krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *