• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë u tha fiks 2 vjet më parë për policët e lidhur me Habilajt

Lajme, Të fundit



U mbushën 2 vjet nga ajo deklaratë e Partisë Demokratike e 5 tetorit të vitit 2015 kur për herë të parë u përmend emri i Sokol Bodes, shefi i policisë kufitare në Dhërmi si i përfshirë në trafikun e drogës. Në atë kohë kreut të departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj publikoi 2 foto që sipas tij provonin se trafikanti i drogës Moisi Habilaj kishte “kapur” policinë.

Në atë kohë Habilajt, kushërinjtë e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ishin njerëz të lirë dhe për ta kishte akuza vetëm nga ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani dhe zyrtarë të Partisë Demokratike. Në atë deklaratë të 2 viteve më parë Alibeaj shprehej se “kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt të hetuar për trafik droge dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve”.
Duke publikuar fotot, Alibeaj thotë se polici Bode nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm.

“Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin. Eshtë provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të Habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime. Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj “narkoministrit” të brendshëm shqiptar. Prokurorët italianë të antimafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj” – tha Alibeaj në atë kohë.

Pas 2 vitesh, në dritën e hetimeve të publikuara nga prokuroria e Katanias dhe lëvizjeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket se për fat të keq, këto deklarata janë vërtetuar tërësisht. LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *