• |
ide | kryesore

Uma Thurma: Harvey Weinstein njeri i lig, s’meriton as plumbin

F1, Paparazzi



Aktorja, që me filma si “Pulp Fiction” apo “Kill Bill” u kthye në ikonë, muajin e shkuar nuk pranoi të fliste për Harvey Weinstein-in gjatë një interviste. Dje, në Ditën e Falenderimeve, Uma Thurman e pranoi tërthorazi në një postim në Instagram se është ngacmuar seksualisht nga drejtuesit të kompanisë filmike “Weinstein Company”. Ajo përdori thurjen #MeToo (Më ka ndodhur edhe mua) që po përdoret nga gratë për të treguar se edhe ato janë ngacmuar apo abuzuar seksualisht.“Gëzuar Ditën e Falenderimeve”, shkroi Thurman, “Sot, jam mirënjohëse që jam gjallë, për ata që i dua dhe për ata që kanë kurajon të ngrenë zërin në emër të të tjerëve.Mendoj se është e rëndësishme të marrësh kohën që të duhet, të jesh i drejtë, të jesh konçiz, kështu që… Gëzuar Ditën e Falenderimeve të gjithëve! (Përveç teje, Harvey, përveç teje dhe të gjithë konspiruesve të tu të ligë- jam e lumtur që e gjithë kjo po ndodh ngadalë- ti s’e meriton plumbin.”

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *