• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte klientët italianë me kokainë të cilësisë së parë (Video)

Lajme, Të fundit



Shkatërrohet një bandë shqiptare që furnizonte nëpër banesa klientë VIP me kokainë. Sipas mëdiave italiane, në prangakanë përfunduar 11 persona, identiteti i të cilëve nuk behët i ditur. Organizatori i kësaj bande ishte një person që ishte me detyrim paraqitje në gjykatë. Ky person vepronte përmes telefonit duke marrë urdhra për dorëzimin e mallit nëpër banesat e klientëve. Policia bën me dije se për porositë dhe dërgesat përdoreshin kode të caktuara.

Secili nga shqiptarët kishin zonat e përcaktuara ku vepronte dhe ‘menaxhonin’ pjesët e ndara në provincat italiane. Klientët ishin sipërmarrës, profesionistë të lirë të njohur, biznesmenë, të cilët kërkonin kokainë të cilësisë së parë, edhe ishin gati të paguanin shifrën që u kërkohej pa asnjë problem, deri në 60 euro për një dozë dhe shërbimin që merrnin direkt në shtëpi. Policia sekuestroi 350 gramë kokainë, 500 gr marijuane, dhe materiale per prerjen dhe ndarjen e mallit nëpër doza, si dhe 500 doza të gatshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *