• |
ide | kryesore

4 ditë para se të vritej/ Zbulohen pamjet e Aleksandër Ndokës teksa diskutonte në Këshillin Bashkiak

Lajme, Të fundit



Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputeti socialist Arben Ndoka u ekzekutua sot në Lezhë me armë zjarri para banesës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe para 4 ditësh ai ka patur edhe diskutimin e fundit të tij në mbledhjen e këtij këshilli. Aleksandër Ndoka u zgjodh në 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës në siglën e “Partia Rruga e Lirisë”.

Para 4 ditësh, Ndoka ngrinte shqetësimin në mbledhje se disa kryetarë fshatrash nuk janë paguar prej disa muajsh, ndërsa nuk kanë dorëzuar vulat e vjetra dhe nuk janë njoftuar për të marrë rejat. Ky ishte diskutimi i tij i fundit në mbledhje, pasi mbrëmjen e djeshme u ekzekutua para banesës së tij.

Video e siguruar nga Report TV:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *