• |
ide | kryesore

Video/ Tensione në këshillin bashkiak të Himarës, shtohet numri i policisë jashtë godinës

Lajme, Të fundit



Është shoqëruar me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës.

Ditën e sotme bëhet konstituimi i këshillit teksa Fredi Beleri, i cili fitoi më 14 maj dhe që ndodhet në burg për shitblerje votash, nuk u lejua që të merrte pjesë në betim.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe ambasadorja greke si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata, në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë ndodhet pas hekurave.

Lapsi.al ka siguruar video brenda këshillit bashkiak , ku situata shihet mjaft e tensionuar.



3 Comments

  1. Veprimet mafioze kokëboshe të ramës sjellin situata ku përvç kimete piththarës do vijë vërdallë nëpër këmbë dhe kjo shurra e greqisë .

    Rama me veprimt e tij legjitimon më shumë pretendimet greke .

  2. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit,ti duhet te jesh nje shpellkar funksional,nuk ke rruge tjeter,heren tjeter te vjedhi prap se do e pranojne salih metaj per kryekar te himares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *