• |
ide | kryesore

Paloka: Ju tregoj mënyrën si na kërcënuan ndërkombëtarët për të hyrë në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi se si u kërcënua opozita nga ndërkombëtarët në periudhën kur deklaronte se nuk do të futej në zgjedhje.

“Na kërcënuan! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne” – shprehet Paloka.

Kritikët e Lulzim Bashës, Paloka i akuzoi për hipokrizi.

“Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë ;bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje’ e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë” – shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *