• |
ide | kryesore

Fotot/ Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, plagosen 4 persona

Lajme, Të fundit

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë.


Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 II janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë.


Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të treja shtetaset ishin pasagjerë në mjetin me targa AA 503 EC.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu