• |
ide | kryesore

Pranga policit të kufirit në Vlorë

Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka arrestuar një punonjës të policisë kufitare të Vlorës të akuzuar për korrupsion pasiv. Operacioni është koduar “Blue border” (kufiri blu) dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Operacioni nisi në bazë të informacioneve të marra më herët dhe u zhvillua me “metoda speciale”.

Në pranga ka rënë Bledar Shela, 39 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë. Ai dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për ta lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë ne zonën Shengen. Gjatë arrestimit në flagrancë, policit iu gjet dhe iu sekuestrua 100-euroshi i dhënë nga emigranti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *