• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij këngëtari korean

Paparazzi, Slider



Njëri nga anëtarët e grupit të njohur të Koresë Jugore është gjetur i vdekur. Kim Jong-hyun ishte njëri nga pesë anëtarët e grupit Shinee, i cili ka një numër të madh të hiteve në vendin e tyre, si dhe në Japoni. Mediat koreane raportojnë se 27-vjeçari ishte dërguar në spital pasi ishte gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Seul. Policia ka thënë për “BBC” se nuk përjashtohet fakti që Kim mund të ketë kryer vetëvrasje. Agjencia e lajmeve “Yonhap” raportoi se këngëtari ishte gjetur në banesën e tij nga motra dhe se ishte shpallur i vdekur në spital. Jonghyun u bë i famshëm me grupin “Shinee” në 2008-ën. 27 vjeçari nisi karrierën e tij solo në 2015-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *