Rekursi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. Prej gati një viti kjo çështje kishte mbetur në dhomën e këshillimit të kësaj gjykate. Por vetëm pak ditë më parë treshja e gjykatësve, firmosi ta kalojë në seancë, me argumentin se ka shkaqe për t’iu nënshtruar shqyrtimit gjyqësor, raporton Neës 24. Dhoma e këshillimit, është filtri i parë që çdo çështje duhet të kalojë në gjykatën supreme.
Në rastin e Lulzim Berishës është vendosur që dosja të kalojë për gjykim dhe jo të mbyllet me mospranim rekursi, çka do të ishte arkivim përfundimtar i çështjes.
Tashmë, kolegji penal me relator Artan Zenelin, duhet të caktojë datën për zhvillimin e procesit, në përfundim të të cilit do të vendosë nëse ishte apo jo i drejtë verdikti i Apelit të Durrësit për lirimin me kusht të të dënuarit për vrasje.
Pas dhjetë vitesh qëndrimi në qeli, Lulzim Berisha rifitoi lirinë me kusht në dhjetor të 2016.