• |
ide | kryesore

Shqiptari përfshihet në një sherr në Itali, në gjendje kritike nga goditjet e thikës

Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë në Itali pasi u qëllua me thikë.

Shqiptari me inicialet B.A., u qëllua pranë stacionit në Diano Marina në rrugën “Milano”.

I riu u dërgua menjëherë  në spital dhe gjendja e tij shfaqet tepër kritike pasi ka plagë shumë të thellë në shpatullën e majtë.

Sipas autoriteteve italiane, gjithçka ndodhi pas një sherri të nisur në vendngjarje, por nuk janë dhënë informacione të tjera.

Policia ndërkohë po merr në pyetje dëshmitarët që japin versionet e tyre për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *