• |
ide | kryesore

Itali, kapet 24-vjeçari shqiptar, iu sekuestrua drogë me vlerë 600 mijë euro

Lajme, Të fundit



Në zonë e njihnin si turist, por pas hetimeve, policia italiane i hoqi maskën shqiptarit, i cili përfundoi në pranga, teksa në magazinë iu sekuestrua 96 kg drogë. Mediat italiane e përshkruajnë arrestimin e tij, si arrestimi i babagjyshit të marijuanës.

Me kontrollin në magazinë, pas sinjalizimit të banorëve të zonës në pranga u vu shqiptari 24-vjecar me iniciale E.H. Ai kishte hyrë si turist, por prej javësh kishte marrë në dorë trafikun e drogës në këtë zonë. Në vend, policia zbuloi thasët me marijuanë, makineritë për paketimin e saj dhe mjetet e tjera që përdoreshin për këtë trafik. Policia bën me dije se vlera e drogës së sekuestrua arrinte në 600 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *