• |
ide | kryesore

Tirana sërish pa drita, OST hedh dyshimet: Është qëlluar linja me armë zjarri

Lajme



Mbrëmjen e djeshme për rreth 20 minuta ashtu si edhe gjatë ndërrimit të viteve, gjysma e kryeqytetit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike, për të paktën 20 minuta, pas një defekti në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion. Por ashtu si rastin e parë, mësohet se linja dyshohet të jetë qëlluar sërish gjatë natës.

Punonjësit e OST kanë punuar gjatë natës dhe kanë rregulluar defektin, ndërsa OST ka depozituar sërish një denoncim pranë komisariatit numër 4. Blutë e kryeqytetit kanë nisur menjëherë hetimet për dëmtimin e linjës 110 Kv të OST në Babrru.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *