• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i parë i Bashës: Rama dhe Xhafaj po ndalojnë qytetarët nga frika e protestës së rradhës

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur vitin 2018 i revoluar. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” pas ndalimit nga policia të dy pjesëmarrësve në protestën e opozitës më 18 dhjetor. Një prej tyre, Osman Levanaku, u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës më 31 dhjetor, ndërsa më 1 janar u ndalua nga policia në pikën e kalimti kufitar në Morinë, Fiqirie Nezaj. Këto veprime të policisë, Basha i ka cilësuar si reagime “prej frikacaku të kryeministrit Rama”.

Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!” – shkruan Basha.

 



4 Comments

  1. Konferenca e pare per shtyp e ktij kryetarit tone te PD dhe shiko per cfare e perdor bobo na flliqi, nuk hoqi dore.

  2. Kete lajmin e dime o llull, por çfare do besh nuk thua! Nuk behet stani me lepuj! Fillo protestat ne je burre ose mos fol se ke pese vjet qe vetem ngjiresh e hiç asgje ! Karvani i qenve shkon perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *