• |
ide | kryesore

Aksident në Itali, makina përplas shqiptaren duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Lajme, Të fundit



Një ngjarje fatale është shënuar mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një grua shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë. Mediat fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë 77-vjeçarja Gjyle Mina, me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Vittorio Veneto.  Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes që lamë pas, ku makina e drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur për vdekje shqiptaren, teksa po kalonte rrugën.

Goditja ka qenë e fuqishme, ku e moshuara ka përplasur kokën te xhami i makinës dhe më pas ka rënë mbi asfalt e vdekur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka ndaluar shoferin italian, si dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *