Njëlloj si veproi me energjinë elektrike, qeveria ka paralajmëruar se do të nsië një aksion edhe me ujin e pijshëm këtë vit. Kështu, gjashtë drejtorë të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë janë pezulluar nga detyra për rezultate e dobëta.
Reforma për ujin e pijshëm, siç ka njoftuar Kryeministri edi Rama me marrjen e mandatit të dytë, të jetë njesoj si ajo që u zbatua për energjinë elektrike. Ndryshimi i vetëm është se debitorët nuk do të arrestohen, por do t’u lihet mundësia që për një afat më të gjatë kohor të paguajnë me këste.