• |
ide | kryesore

I vunë gjobë, por çfarë thotë Berisha për gazetaren e TVSH-së

Lajme, Të fundit



“Gjoba ndaj gazetares Anduena Llabani për Olsi Ramën është fytyra e vërtetë e llum-kazanit Edvin Kristaq Rama!” Kështu e nis një koment të tijin në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha për rastin e gazetares Anduena Jaupi të cilës drejtori i TVSH-së vendosi t’a gjobisë me gjysmën e pagës mujore pas pjesëmarrjes në emisionin e Artur Zhejit ku ka përmendur edhe emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

“Në një akt primitiv te pashembullt në 27 vite ndaj lirise se fjales dhe mediave, “Gellçi i zi” i RTSH gjobiti me gjysmen e pageses mujore gazetaren guximtare te RTSH, e cila iu tha te verteten shqiptareve se Olsi Rama eshte anetar kryesor i bandes qe ngriti ne Xibrake fabriken me te madhe ne Ballkan te perpunimit te kokaines!” – shkruan Berisha.

Ai thotë se kjo “është një ftesë për ndergjegjen njerezore dhe profesionale te çdo gazetari dhe gazetareje, analisti dhe analisteje te vertete, qe te reagojne me te gjitha mjetet demokratike ndaj dhunes dhe terrorit te njeriut qe perdor ndaj tyre me urrejtjen e papermbajtur te nje te semuri psiqik, fjalet me fyese dhe poshteruese si askush tjeter ne bote duke i quajtur kazan” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *