• |
ide | kryesore

Mësohet identiteti i shqiptarit që u hodh nga kati i pestë i hotelit në Greqi

Lajme, Të fundit
greqi.jpg



Disa minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Athinë, ku një shtetas shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin “Omonia”, policia greke ka dhënë detajet e para.

Mësohet se në vendngjarje, shtetasit shqiptar iu gjet me vete një fotokopje e pasaportës, duke bërë të mundur kështu identifikimin e tij.

Sipas policisë greke, ai është Emiljano Desaj, një 42-vjeçar nga Skrapari.

Në posedim të tij është gjetur edhe një çantë plot me para, ndërkohë që nuk dihet motivet që çuar shqiptarin drejt një akti të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *