• |
ide | kryesore

Pranverë në janar, por deri kur do të zgjasë dielli

Lajme, Të fundit



Temperaturat e larta mbi normën mujore do të na shoqërojnë të paktën deri në ditët e para të muajit Shkurt.

Janari do të na ofrojë mesdita të ngrohta dhe aspak të zakonta për stinën e dimrit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që mëngjeset të jenë tipike dimërore, ku në zonat malore temperaturat zbresin deri në -3 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, termometri pritet të shënojë 4-6 gradë. Por ajo çfarë e bën të pazakontë këtë Janar, i cili konsiderohet më i ngrohti në shumë vite është mesdita, ku temperaturat janë 4 gradë mbi mesataren, duke na dhuruar ditë të ngrohta.

Sinoptikanët thonë për Tv Klan se reshjet kanë realizuar normat mujore të Janarit në të gjithë territorin, ndërsa janë tejkaluar me 30% në zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Janari 2018 mund të klasifikohet si janar i ngrohtë dhe i pasur me reshje shiu e dëbore. E nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, ky muaj qëndron mesatarisht 4 gradë më lart se Janari 2017, i cili është renditur në 5 janarët më të ftohtë shqiptarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *