• |
ide | kryesore

Atentati që tronditi mbrëmë Tiranën, Fatmir Xhafaj flet për ndalim të bashkëpunëtorit të Domart Konjarit

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka folur për atentatin që tronditi mbrëmë Tiranën, ku u ekzekutua Devi Kasmi. Ai tha se policia tashme ka ndaluar bashkëpunëtorin e porositëve, duke nënkuptuar kështu bashkëpunëtorin e Domart Konjarit, i cili dyshohet si porositësi vrasjes. Sipas ministrit të brendshëm, pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë më shumë detaje rreth këtij personi.

Xhafaj u tregua u rezervuar për të folur më tepër. 41-vjeçari Devi Kasmi apo Defrim Kasmi siç njihej me një identitet tjetër, kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Ai u qëllua pranë banesës së tij nga dy persona që kanë qenë me motor dhe me skafandra në kokë. Atentati mendohet se është organizuar nga Domart Konjari. Këtë të fundit, Kasmi e ka patur shok, por dyshohet se miqësia e tyre është prishur për territoret e drogës.

Madje, Devi Kasmi ka tentuar ta vrasë Konjarin, duke e lënë të plagosur me pesë plumba. E pikërisht ishin këto dyshime që nxorën emrin e Konjarit si një nga të dyshuarit që mund të ketë përfituar mbrëmë për të marrë hak

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *