• |
ide | kryesore

Seks me dhunë në makinë, policia shpall në kërkim një nga përdhunuesit

Lajme



Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person kanë përdhunuar në makinë një grua 35-vjeçare, e cila jeton në kryeqytet.

Në kërkim është shpallur 36-vjeçari J.V., banues në Tiranë, nën akuzën: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” në bashkëpunim. Bashkëpunëtori i dyshuar i tij ende nuk është identifikuar.

Hetimet lidhur me ngjarjen, që mbetet ende për tu sqaruar, nisën pasi disa ditë më parë një 35-vjeçare bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Numër 3.

Më 26 Janar, 35-vjeçarja L.B. ka kallëzuar se ka hipur me dëshirë në një makinë me dy persona që nuk i njihte, të cilët kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *