• |
ide | kryesore

Ahmetaj i hap sfidë live Bashës: Ose unë ose ti dorëheqjen nëse unë kam qenë në makinë me …

Lajme, Të fundit



Në përfundim të emisionit “Studio e Hapur”, moderatorja Eni Vasili lexoi një mesazh të ardhur në telefonin e saj nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

“Nëse ti provon se Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në Maqedoni, ose ndonjëherë në makinë me mua, unë jap dorëheqjen. Nëse nuk e provon, jepe ti dorëheqjen.” – kishte shkruar Ahmetaj.

Basha u përgjigj shkurt.

“Ti nuk je për dorëheqje ti je për burg Arben”.

Pak më parë gjatë emisionit, Basha përmendi disa emra biznesmenësh si të lidhur me qeverinë nëpërmjet aferave korruptive. Mes tyre ishte edhe Klodian Zoto, ndërtuesi i inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Sipas Bashës, pas Zotos qëndron Arben Ahmetaj. Basha shkoi edhe më tej duke u shprehur se kur Ahmetaj u përfshi në një aksident me makinë në Maqedoni disa muaj më parë, një nga personat që e shoqëronte ishte Klodian Zoto.

©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. More, ky ministri sse ka dhene doreheqjen per genjeshtren e madhe ne nje televizorse – kemi punesuar380000 mije njerez? Bllofi i ka dale e betimin se ka cuar deri ne fund, Minister perkthyes shtremba, shtremba drejton finance- ekonomine. Me teper si pozicion partie sesa ka kapacitet..LOLO.

  2. Per sa kohe ai, ish ministri ka mbyllur hetimet e vjedhjes se 300.000.000 $ per procedure dhe jo vetem qe s’ka hyre ne burg por nuk ka dhene as doreheqjen perse duhet te jape doreheqjen ky ministri per genjeshtren e madhe ne nje televizorse- o……..LOQE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *