• |
ide | kryesore

Foto/ Deputeti i PD-së ‘kap’ peshkun e madh në Kuvend: Këtu lejohen vetëm peshkaqenët

Lajme, Të fundit



Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, ndërkohë që nuk lejoi deputetët të ngrihen për të folur. Pasi Ruç ndërpreu seancën plenare, deputetët e opozitës kanë dalë në prononcime për mediat jashtë Kuvendit. I pari që ka folur ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë pas tij është shfaqur edhe Ervin Salianji me një peshk të madh në dorë, duke sjellë në vëmendje deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu për kapjen e peshqeve të mëdhenj.

Salianjit nuk i është lejuar që të futet në Kuvend me të, por ai e ka shfaqur para hyrjes së Parlamentit për mediat. Më herët, për shkak të frikës së futjeve të tymuese si në seancën e votimit të Arta Markut, deputetët e opozitës janë kontrolluar nga Garda. Diçka të tillë e ka ngritur si shqetësim deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili u shpreh se deputetët e opozitës nuk janë terroristë

.

 



1 Comment

  1. qojani MAO LUU CE DUN se e fut si rama ne bythen e vet kineze,rama futi diqka me te holl ngjalen e metes ne lalez.KINEZET PO QE KAPIN QEN E MACE PER DREK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *