• |
ide | kryesore

‘Mos bëj si halabak’, tensione në sallën e Kuvendit, opozita bllokon foltoren, përjashtohet Spaho

Lajme, Të fundit



Ka filluar me tensione seanca plenare e sotme në Kuvend. Ka qenë deputeti Paloka ai që ka thënë se deputetët e opozitës janë kontrolluar si të ishin terroristë në hyrje të Kuvendit.

Ndërkohë nga ana tjetër Ruçi ka ndërprerë disa herë fjalën e deputeti të PD-së Edmond Spaho, duke shprehur se ai po del nga rendi i ditës, kaq ka mjaftuar që deputetët e opozitës të ngrihen dhe të bllokojnë foltoren.

Në krye të tyre ka qenë kreu i PD-së Basha i cili ka debatuar me kreun e Kuvendit, ndërsa ky i fundit i është drejtuar kryedemokratit me fjalët ‘mos bëj si halabak, ulu’. Duke qenë se deputetë e opozitës kanë qëndruar në foltore, pas disa paralajmërimeve, Ruçi ka vendosur të përjashtojë deputetin e PD-së, Edmond Spaho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *