• |
ide | kryesore

Vettingu në burgje, 130 punonjës policie rezultojnë me dënime penale

Lajme, Të fundit

Ministria e Drejtësisë ka nisur Vetting-un në burgje,  ka kaluar për verifikim policët e këtyre institucioneve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjendjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet.

Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale.


“Në realizim të objektivit për garantimin e integritetit të punonjësve në çdo IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale”, thuhet në njoftim për mediat.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu