• |
ide | kryesore

Krimi dhe imigracioni/ Delegacion shqiptar për të sqaruar autoritetet hollandeze

Lajme, Të fundit



Edhe pse qeveria shqiptare ka mohuar prej kohësh problemet e kriminalitetit shqiptar në Hollandë, sot një delegacion i madh i qeverisë është dërguar atje për të sqaruar autoritetet e këtij vendi.

Gazetari Vincent Triest publikoi foto në Facebook nga takimi i sotëm i këtij delegacioni me përfaqësues të parlamentit hollandez, Policisë Ushtarake, dhe policisë së Amsterdamit dhe Rotterdamit.

Kur në gusht, gazeta “De Telegraaf” publikoi një artikull se ekzistonte një raport i policisë hollandeze që i kërkonte qeverisë t’i hiqte vizat shqiptarëve falë kriminalitetit që ata po sillnin në Hollandë, ambasadorja shqiptare në Hollandë, Aida Sakiqi e mohoi. Por, gazetari Vincent Triest publikoi më pas foton e këtij raporti. Autoritetet hollandeze janë vërtetë të shqetësuara për krimin që po importohet në vendin atyre nga Shqipëria, nëpërmjet lehtësirave që krijon mungesa e vizave. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *