• |
ide | kryesore

Ekstradohet në Shqipëri ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar këtë të mërkurë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Ai ndodhej në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Vetë Izet Haxhia ka deklaruar për News 24 se është njohur sot me vendimin e gjykatës. Sipas tij është e çuditshme që “u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimin e tij dhe tashmë që janë arrestuar peshqit e mëdhenj”. Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.

Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Sipas prokurorisë ishte Izeti ai që telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku 10 minuta më pas u ekzekutua në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet ende i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e 3 personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Gjatë hetimeve u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për “vrasjen e shekullit”, ishte Fatmir Meta i cili u lirua në sallën e gjyqit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. busha njeri i ndyr vertet je.kazan e shkuar kazanit.perse nuk e ke titullin ekstradohet vrasesi i AZEM HAJDARIT vrasesi i fatos klosit e fatos nanos.ai ekstradohet se ka vrar e jo si truproje i berishes.ja ku e tregove se je krymb qenefi negjmije.TURP dhe i thua vezes i pa varur.

    1. Po qe ka qene truproje e Berishes eshte fakt. Qe ka qene vrases i paguar nga Klosi dhe Nano nuk ka asnje prove, per me teper qe nuk ka asnje arsye te qarte se pse Nano duhet te vriste Azemin i cili ne PD ishte gjithmone e me i parendeishem.

  2. tashti fol o Izet se mjaft kakarise nga Turqia ne favor te Rames, por ja qe piktori ta futi dhe ty sadoqe llape sa u lodhe kunde Sales ( mos me keqkupto se Salen se shof dot me sy)

  3. Tek vrasja e Azemit ka dore vetem Sala, perndryshe si mendoni ju se nuk do ta gjinte vraserin qeveria e sales ?

    Ka punuar dhe mesuar veprat e Enverit Sala, prandaj din ai se si te mashtrosh popullin dhe eleminosh kundershtaret per tu bere president dhe kryetar qeverie-mafje..

  4. Me duket se ka gisht Doktori. Po tani qe do jesh afer mund t’ja ‘thyesh hundet’ direkt pa pasur nevoje per gazetare.

  5. Izet .
    Mos mi merr për keq disa këshilla .
    1. Absolutisht , kur të vijsh këtu , në asnjë rast mos u merr me deklarata nëpër media . Deklaratat nëpër media do bëhen BUMERANGU më i rrezikshëm për qëllimin tënd .
    2. Deklaro e denonco në organin e akuzës dhe vetëm atje . Gjithmonë do shkosh me avokatin tënd , me regjistrues dhe do flasish vetëm në praninë e tij . Zgjidh Avokat të thjeshtë , të ndershëm dhe që e njeh për besnik prej kohësh . Mos zgjidh në asnjë mënyrë Avokatë pezzo-grosso , sepse luajnë gjithmonë për pare të madhe dhe të shesin që në media . Avokati yt s’do ketë kurrë pune e deklarime nëpër media . Ofertat e Premtimet e Kazanit Mediatik do jenë të pa para . Përbuzi të gjitha , sepse të marrin në qafë .
    3. Do ti kërkosh organit të akuzës Garanci me shkrim për të mos bërë publike , ose rrjedhje informacioni absolutisht asgjë nga thënjet T’uaja , se përndryshe do ti denoncosh për abuzim të rëndë me detyrën . Kjo duhet të jetë kategorike , për të të mbrojtur ty si dhe për ta lënë në terr Sali Berishën and Compani , deri sa t’i mbërthejë organi i akuzës me 100 % siguri .
    4. Të gjitha denoncimet ( mos u tërhiq kurrë nga kjo , pavarësisht se mund të kesh dijeni dhe dëshirë për demaskim ) do ti bësh vetëm e vetëm për ato akuza e rast ku ke dokumentim e fakte të plota dhe që nuk mund të kundërshtohen e manipulohen . Të gjitha deklarimet e denoncimet do t’i bësh në konsultim me avokatin dhe asnjeri tjetër .
    Pse ta rekomandoj si këshillë këtë . Ti e njeh shumë mirë Sali Berishën ,sepse ke qenë mbrojtësi i tij fizik dhe plotësuesi i jo pak urdhërave të tij . Duhet të kesh një gjë madhore parasysh . Nuk ka patur e nuk ka politikan më të zgjuar , më finok , më dredharak dhe të mbarsur me një informacion të jashtzakonshëm dhe plus me një suport llogjistik e njerëzor që mund të shkatërrojë dokumenta , të fshijë fakte dhe të eleminojë edhe dëshmitarë . Në këtë drejtim , gjithë të tjerët , nga të dy krahët kanë qenë dhe janë axhamij ( me ndonjë përjashtim nga krahu i majtë ) . Të gjithë këta axhamij ai i ka pompu , shfrytëzuar e shtrydhur si askush dhe i ka flakur tej ose i ka lëshuar në mëshirën e fatit kur ka mbaru punë . Prandaj shikon e ndigjon nganjëherë nga këta spurdhjakë shpërthime inatçore të limonave të shtrydhur .
    Pra , duhet të jesh shumë i kujdesshëm , nëse mendon se don e mund të përballesh me atë njeri . Eshtë shumë i aftë me t’u kundërvënë , sepse siç e din është njish për mashtrime publike , dhe me ja mvesh tjetrit poshtërsinë që ka kryer e gatuar vetë Ti inatin e ke të madh , por kujdes shumë , se ai njeri ( Tradhëtari më i Madh i të gjitha kohërave i këtij vendi e këtij kombi ) ësht aq i rrezikshëm dhe e pranon sfidën vetëm e vetëm për të qenë ai fitimtari .
    Ai ka bërë shumë të këqija , dhe pas teje , do ketë edhe të tjerë , që do nxjerrin në dritë tërë zullumet e këtij njeriu bastard . Një trim nga këto është miku yt Romeo Karaj . Do dalin pas jush me dhjetra e qindra , mbasi vetëm duke e demaskuar , varroset publikisht e politikisht për së gjalli ky njeri . Burgun e ka lule , pa dënimin politik e publik për të zezat që ka bërë .
    KUJDES . KUJDES . KUJDES MAKSIMAL . Dalç i fituar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *