• |
ide | kryesore

Dikur Lazarati, sot ‘kryeqytet’ i kanabisit është Vlora. Arta Marku kërkon mobilizim

Lajme, Të fundit

Kryeprokurorja Arta Marku ishte sot për një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me struktura të prokurorisë së këtij rrethi. Marku e cilësoi Vlorën si një qytet mjaft problematik për kultivimin e kanabist dhe trafikun e drogërave të tjera. Më poshtë pjesë nga deklarata e Markut


“Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i cannabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale. Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.