• |
ide | kryesore

Tiranë, tentuan t’i vidhnin makinën 38-vjeçares, policia prangos 3 persona

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar tre persona te akuzuar per vjedhje makinash. Policia e Tiranes ben me dije se dy te rinj u kapen pasi tentuan t’i vidhnin makinen e parkur nje gruaja, nderkohe qe nje person tjeter kishte vjedhur nje mjet Taxi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit :

• Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”.

• Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• Një radio policie
• dy palë doreza
• nje kapuc dhe një kapele
• një shall
• një kacavidë,
• 2 telefona celulare
• 1200 euro e 6000 lekë.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.

Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *