• |
ide | kryesore

Vrasja e Kasmit/ Gjykata e Apelit lë në burg Mario Meshinin, i akuzuar si bashkëpunëtor në krim

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Tiranë la në burg Mario Meshinin, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar. Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Meshini ka nxjerrë në pritë Kasmin.  Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, të zhvilluar të premten në Gjykatën e Tiranës, avokati i Meshinit tha se nëse klienti i tij do të ishte bashkëpunëtor në ngjarje nuk do të përdorte motorrin e targuar në emër të tij, nuk do të komunikonte me Kasmin nga numri i tij personal dhe as nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

ABC News siguroi edhe video ekskluzive të lëvizjeve të Mario Meshinit, dëshmitar okular i vrasjes së Devi Kasmit, vetëm pak çaste pas ngjarjes. Në pamje dukej Meshini teksa shkon drejt banesës me motoçikletë, pa mbajtur skafandër apo kapuç. Ai ishte i arrestuari i parë për ngjarjen, por vetë 26 vjeçari ka mohuar me forcë çdo akuzë në emër të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *