• |
ide | kryesore

Vràu një polic në 97-ën, 12 vite burg për ish-punonjësin e SHIK

Arkiva, Lajme, Të fundit
burgje, burg



Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar, shtetasin me inicialet H.V., pasi ky i fundit vrau me automatik një punonjës policie në vitin 1997.

“Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë”, detajon Gjykata e Apelit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *