• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër/ Fëmijët dhe babai humbin jetën në aksident

Kryesore

Familja Preka ka qenë duke u kthyer nga Velipoja kur ka ndodhur përplasja fatale që i mori jetën Edmond Preka dhe dy fëmijëve të tij. Familja udhëtonte në makinën Alfa Romeo që u përplas me një mjet fuoristradë ku udhëtonin dy persona, Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji.

Fillimisht nga përplasja ka humbur jetën Edmond Preka. Më pas u raportua se ndërroi jetë foshnja, një djalë disa muajsh. Disa orë më pas, në spital ndërroi jetë vajza e mitur.

Në gjendje të rëndë është edhe vajza tjetër e familjes, ndërsa policia nuk ka nxituar të flasë për shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00, erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka. Rreth orës 18:10 erdhi Rajani, 8 muajsh i vdekur.
Me dëmtime të rënda erdhi Ajseli 5 vjeçe. Sapo erdhi në spital ndërroi jetë. Në gjendje shumë të rëndë është Noemi, vajza tjetër dhe nëna Evisi. Personat e tjerë të plagosur janë Sokol Mhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje më të mire. Situata është shumë prekëse. Është një prej tragjedive më të mëdhaja që kemi pasur në spital” ka thënë një prej mjekeve të spitalit të Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu