Projektligji i Vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHKÇB sapo ka nisur të prezantohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Xhafaj tha se ky projektligj synon të spastrojë radhët e Policisë dhe të evidentojë e promovojë ata punonjës që plotësojnë kriteret morale e profesionale që shërbejnë në këto struktura kyç.
“Do t’i nënshtrohen Vetting-ut policit, SHÇBA dhe Garda e republikës. Nga analiza rezultuan probleme që lidhen me integritetin dhe figurën e punonjësve, korrupsion dhe paaftësi në strukturat e punonjësve, vlerësime negative nga partnerët ndërkombëtarë për aspekte te veçanta, si dhe opinione të shoqërisë civile dhe publikut. Në ndërtimin e pr/ligjit duam që të ketë transparencë dhe besueshmëri për punonjësit, por edhe publikun, që të sigurojë gjithëpërfshirje në këtë proces, si dhe të jetë proces sa më i monitoruar nga ndërkombëtarët. Procesi ka në themel tri shtylla, kontrolli i figurës, pasuritë dhe profesionalizimi i punonjësve”, deklaroi ministri.
Po ashtu, në përfundim të ëktij procesi të rritet besueshmëria në radhët e këtyre misioneve, që kanë detyrë veprimin si skuadër përpballë krimit dhe korrupsionit.
U punua tre muaj për këtë draft në tre faza. Për hartimin e këtij drafti janë marrë parasysh analizat e punës të bëra në këto institucioneve. Është marrë parasysh që të jetë sa më transparent dhe i monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë. Verifikimit mund t’i nënshtrohen edhe ish-punonjes policie me grada që janë larguar nga detyra dhe duan të kthehen.
Tri janë shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet Vetingu i këtyre punonjësve: Kontrolli i figurës, i pasurive dhe i profesionalizmit.
Kriteret e vlerësimit do të jenë njesoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Lidhur me figurën, do të shihet e shkuara dhe e tashmja, lidhjet me eksponentë të krimit nëse i ka dhënë apo përkrahje aktiviteteve kriminale.
Sa i përket pasurisë, do të jenë objekt verifikimi pasuritë që ka, të ardhurat bazë dhe lidhur me profesionalizimin, vlerësimet e bëra në vite, masat disiplinore etj.”
pa e pastrur koken e policis kriminelet ruqi,xhafa,rama,nuk pastrohet as qenefi e lere policia.negjmija me qellim ka futur ter krymbat e saj,pastaj kryekrymbi senior ruqi zgjodhi nen krymbat rama,xhafa,spartak braho,tahira etj.
o Ari sa e ke rrogen ti vlla?