• |
ide | kryesore

Zbulohet shtëpia e prostitucionit online në ‘Don Bosko’, prangosen 2 persona

Lajme, Të fundit



Është zbuluar nga policia e Tiranës një bazë e prostitucionit virtual në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku ushtronin aktivitetin 7 vajza të moshës 22-31 vjeç. Në kuadër të operacionit “Chat Line 4”, uniformat blu kanë vënë në pranga 24-vjeçaren Anushe Ll., e cila administronte studion nga ku vajzat ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Sakaq, në pranga është vënë edhe një 25-vjeçar nga Tirana, Met Tali, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim edhe dy shtetase të tjera, S.B, 33 vjeç, dhe D.G, 29 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *