• |
ide | kryesore

Hapen bastet sportive online në Shqipëri, a do të ketë pika në terren?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 5 vitesh të mbyllura në Shqipëri, duke filluar që nga 1 prilli, bastet sportive do të jenë të ligjshme. Pasi mazhoranca socialiste kaloi mes tensioneve projektligjin në Parlament, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri, i cili hynë në fuqi që nga data 1 prill i këtij viti.

Si do të funksionojë skema?

Gjithsej do të jenë 10 kompani që do të ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në vendin tonë. Secila nga këto kompani, duhet të ketë përvojë në 3 shtete të BE/OECD për të paktën 3 vite, dhe se duhet të ngurtësojnë një fond prej 170 milionw lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose ndryshe AMF-lsë.

Po ashtu licenca për të ushtruar aktivitetin do të jetë për 10 vite dhe do të kushtojë 400 milionë lekë. Theksohet se këto para duhet të kenë burim të justifikueshëm. Gjithashtu, këto kompani të jenë të regjistruara në QKB dhe duhet të afishojnë edhe tabela që tregojnë anët negative të lojërave të fatit.

Ndërsa është ulur edhe mosha e lejuar, ku lojtarët tani duhet të jenë mbi 18-vjeç dhe jo 21 siç ishte në ligjin e mëparshëm. I gjithë sistemi do të jetë online dhe se bankat tregtare apo institucionet financiare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit.

Pra, nuk do të ketë me para “cash” dhe pika bastesh në terren, ndërsa lojtarët do të regjistrohen me kartë ID dhe do të luajnë sipas vlerë që iu lejohet./ Gsh



4 Comments

  1. Ky ligj keshtu sic e kane miratuar nuk do te mund te menjanoje as 50% bastet ilegale sic

    jane sot. Nje njeri qe do te vere nje bast sportiv nuk ka pse te sillet pas gjithe atyre procedurave

    e pastaj te harxhoje kohe edhe te shkoje ti marre parate ne banke nese fiton, kur mund fare mire

    dhe pa asnje procedure ti vere baste ne pikat joformale e ti marre parate ne vend nese foton.

    jam i bindur se ky ligj eshte bere per te perfituar boset e kompanive te basteve sportive

    qe nuk pagujne as tatim fitimi as dividente per veprimtarine e tyre ilegale.

  2. Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.

    Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

    Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *