• |
ide | kryesore

Emergjenca nga reshjet e borës, reagon ministria e Mbrojtjes

Lajme, Të fundit



Qarku i Dibrës dhe i Kukësit janë qarqet ku situata me reshjet e borës paraqitet më problematike. Këtë informacion e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, që gjithashtu njofton se grupi i vlerësimit të Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të drejtorisë operacionale janë në krye të detyrës.

“Nga raportimet dhe vlerësimet, më problematike situata paraqitet në Qarkun Dibër dhe Qarkun Kukës”- njofton ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë mësohet se mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *