• |
ide | kryesore

FOTO/ Damian Gjiknuri në prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri është duke dhënë dëshminë e tij për abuzimet e konstatuara nga Ministria e Energjitikës në lidhje me abuzimet e gjetura në tenderat e rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas arrestimit të tre ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri është ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës. Ai ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ishte pikërisht Gjiknuri ai që kallëzoi skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë. Më herët në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *