• |
ide | kryesore

Itali/ Berlusconi ‘zgjedh’ kryeministrin

Planet



Silvio Berlusconi e bëri të qartë se nëse blloku i tij i qendrës së djathtë fiton zgjedhjet në 4 mars, emri që do të propozojë për kryeministër do të jetë ai i Presidentit aktual të Parlamentit Europian, Antonio Taiani.

Ish-kreu i ekzekutivit e ka bërë zgjedhjen e tij, edhe pse vetë Taiani nuk ia ka dhënë ende dritën jeshile.

“Për shkak të pozicionit të tij të rëndësishëm, më ka kërkuar që emrin t’ia paraqes vetëm atëherë kur të më japë autorizimin”, sqaron Berlusconi, duke e lënë megjithatë të nënkuptohet qartazi se ish-zëdhënësi i vet do ta merrte miratimin e tij.

Vetëm OK i Taianit mungon, shtoi kreu i Forza Italia-s në intervistën dhënë radios shtetërore. Taiani vetë nuk ka bërë ende asnjë koment, por javët e fundit kreu i PE-së e ka vizituar shpesh Italinë, duke u shfaqur në mitingjet e fushatës së aleancës së qendrës së djathtë. Berlusconi ka qenë 4 herë kryeministër i Italisë, por aktualisht nuk i lejohet të mbajë post publik prej dënimit në vitin 2013 për evazion fiskal.

Aleanca e drejtuar prej tij, ku përfshihet dhe Lega e Veriut, ka rënë dakord që nëse fiton shumicën absolute të dielën, zgjedhjen e kryeministrit do t’ia lërë në dorë partisë, e cila do të ketë fituar më shumë vota. Që të zyrtarizohet, emri i shefit të ri të qeverisë duhet të marrë edhe pëlqimin e kreut të shtetit, Sergio Mattarella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *