• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes të aktores së “Bollywood”, Sridevi Kapoor

Paparazzi, Slider



Lajmi i papritur për vdekjen e aktores së famshme, Sridevi Kapoor, e cila numëron me dhjetëra filma e seriale televizive, u shoqërua me reagime e mesazhe ngushëllimi nga shumë aktorë, kolegë, politikanë dhe admirues të artistes. Rrjetet sociale u pushtuan nga fotot e aktores dhe shumë prej roleve me të cilat ajo ka bërë histori.

Nga raportimet e para të bëra publike nga Bollywood-i, Sridevi Kapoor është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Por 54-vjeçarja, sipas autopsisë, ka humbur jetën pasi ka humbur ndjenjat në vaskën e dhomës të hotelit ku po qëndronte dhe është mbytur aksidentalisht.

Përfundimet e autopsisë kanë rrëzuar deklaratën e familjes, se aktorja ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Në trupin e saj, madje, sipas raportit, janë gjetur dhe doza alkooli.

Aktorja ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në dasmën e nipit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *