• |
ide | kryesore

Kush është tropojani i “Arbri Garden”, pritësi i 613 kg kokainë

Lajme, Të fundit



Personi i shpallur në kërkim policor pwr 613 kilogram kokainë është  Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që priti dhe magazinoi sasinë e drogës.

Magazina ku u arrit të kapej droga e cila monitorohej në mënyrë të vazhdueshme nga policia, ndodhet në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës.

Kompania rezulton e hapur më datë 03/05/2012.

Në përshkrimin e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi.

“Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.

Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Në aktivitetin e kompanisë “Arbri Garden” bëhet me dije se përveç transportit të bananeve objekt i aktivitetit të saj janë dhe investimet në fushën e medias, informacionit, reklamës dhe marketingut, tregtim artikuj të ndryshëm blegtorale e bujqësore, tregtim artikuj të ndryshëm industriale, etj.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy personat që pritën këtë ngarkesë, Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *