• |
ide | kryesore

Reagon kryeministri Rama pas kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Pas aksionit te Policisë së Shtetit, e cila sekuestroi 613 kg kokainë, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi ne faqen e tij te ‘Facebook’-ut Rama e cilësoi aksionin, një hap te madh ne përballje me krimin e organizuar.

Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballje me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar. Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve! Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues.” – shkruan Rama.

Ndërkohë që më herët, ministri Xhafaj, ndryshe nga Rama, u shpreh se ky operacion u krye në bashkëpunim edhe me agjencitë e huaja ligjzbatuese. PO ashtu, duket e çuditshme se si kjo sasi e madhe droge u fut në territorin shqiptar duke qëndruar rreth një javë në kontenier.

 



4 Comments

  1. Pirdh te shfryhesh o kryeminister. GPS ja vune gjermanet konteinerit qe kur u nis, ti na tregon filma me partizane!

  2. I madh mullixhiu i Surrelit. Krimet e renda te kene kujdes se mos ju del manget ne fund pesha se mullixhiu do peshqeshin e vete se i takon, meqe e kapi ky katundari i Surrelit

  3. Voto dhe njehere kunder amerikes po ta mbajti bytha o pordhac ordiner.tani te kane ne tepsi argjendi,nuk e dredh dot bythen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *