• |
ide | kryesore

Aksion i madh policie në Sarandë, shkatërrohet banda e drogës, prangosen 12 persona (Emrat)

Lajme, Të fundit
sarande-policia-620x348-620x330.jpg

Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve, duke prangosur 12 shtetas, shpallur në kërkim 4 të tjerë dhe duke sekuestruar 9 automjete, mes tyre 5 luksi dhe drogë.

Në operacioni e koduar ‘Piramida’ janë kapur dhe arrestuar shtetasit:

  • Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
  • Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
  • Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lëndës narkotike).
  • Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike).
  • Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
  • Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë,  (transportues i lëndës narkotike).
  • Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
  • Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
  • Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
  • Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
  • Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
  • Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:

– E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

– R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

– F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit Grek.

– M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol,  të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Po ashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu