• |
ide | kryesore

Sekuestrohen fara kànabisi në Vaun e Dejës, vihet në pranga 47-vjeçari

Lajme, Të fundit
Grabitet me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë



Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi posedonte fara cannabisi me qëllim shitjen. Në operacionin e koduar “First step” u sekuestruan gati 2 mijë fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *