• |
ide | kryesore

Shiste fara kànabisi e drøgë, vihet në pranga 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi shiste kanabis në zonë. 23-vjeçari është arrestuar në flagrancë teksa lëvizte me makinë. Në kontrollin që i është ushtruar brenda në mjet i është gjetur një qese me 100 fara të dyshuara cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, ku kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *