• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri drejt një banese, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese. Në vitin 2020 ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të ndryshme, shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. K., 33 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.01.2020, shtetasi Ndue Kolndreu ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së një shtetasi. Si pasojë, është vrarë kafsha shtëpiake (qen) që ishte në oborrin e banesës së një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *