• |
ide | kryesore

Rrëzohet pretendimi i Ramës, sinjali për kokainën ishte dërguar nga partnerët e huaj më 20 janar

Lajme, Të fundit

Një ditë pas sekuestrimit së 613 kg kokainë të pastër nga autoritetet ligjzbatuese Shqiptare, ABC News ka mësuar detaje të reja nga grupi hetimor.

Prej datës 20 janar të 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ishte sinjalizuar nga partnerët e huaj, se një ngarkesë e madhe me kokainë, ishte nisur nga Kolumbia dhe do të vinte e fshehur ne kontenieret me banane.

Informacioni fillimisht ishte kontradiktor për policinë dhe prokurorinë. Në fokus të autoriteteve shqiptare nuk ishte kompania “Arbri Garden”SH.P.K., por një tjetër subjekt i madh që kishte porositur banane në Ekuador, me degë të tij në Malin e Zi dhe Serbi.

Gjatë kësaj periudhe gati 1-mujore, Hetimi Doganor dhe agjentët e Antidrogës, kontrolluan të gjithë kontenierët me banane, për ato subjektet private që i kishin porositur frutit ekzotik nga vendet e Amerikës Latine. Burime kofindeciale nga grupi hetimor i thanë, ABC News se dy kontenierët e këtij subjekti privat, dyshohen se kanë kuluar në vendin fqinj të Malit të Zi, 10 ditë më parë.

Policia e shtetit theksoi se kokaina ishte e ndar në 528 pako, dhe ishte kontraktuar nga administrator i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. 38-vjeçari vijon ende të jetë në kërkim policor. Arbër Çekaj ka qenë nën vëzhgim të rreptë, pasi emri i tij ka dalë në skenë pas një konflikti të ndodhuar disa muaj me parë në Ekuador. Gjithçka u mbajt e fshehtë edhe pse grupit të narkotrafikut ku, bënte pjesë edhe 38-vjeçari, iu sekuestrua një sasi tjetër e madhe kokaine. Në atë ku ndaj një shtetasi me origjinë shqiptare iu bë atentat në kryeqytetin e Ekuadorit./abc

4 Comments

  1. O Mashtrusa te ndyre.. ju e thoni po vete qe informacioni ishte per nje ngarkese tjeter e jo per kte. Jeni llumi dhe halja me e madhe e medias te kriminalizuar dhe te korruptuar shqiptare. Jeni shpifes te ndyre qe i sherbeni bandave te saliut. Thoni pak fisi kujt eshte ai pronari i droges me mbiemrin Kulici.. po te kishte qene ndonje fis i ndonjerit prej atyre te qeverise tani do kishit bo namin o hale.. ju qifsha ropt te gjitheve.

    1. ji banditve te saliut por keymbave su ti te qenefit negjmije rama ruqi,xhafa.lexo lajmet droga ishte per ne surrel,shoferi ishte i agron xhafes dhe percjellsi ushte i olso rames,kut pan qe po kapen policia ja ngarkoi mje biznesi tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu